MENU
klinika

Pranimi i Kosovës në KiE

Daçiç: Kush dëshiron ta ketë Serbinë mike duhet ta dëshmojë

27.04.2023 - 11:43

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se politika e jashtme e Serbisë me siguri do të ketë korrigjime kur bëhet fjalë për disa vende, bazuar në votën e tyre të fundit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) për kërkesën e Kosovës për pranim në KE.

“A duhet të vazhdojmë të mendojmë se aleatët tanë të mëdhenj janë, për shembull, Mali i Zi, i cili as nuk abstenoi, por votoi për, apo Sllovakia dhe Greqia që nuk e njohin Kosovën, por abstenuan. Do të ishte mirë sikur të na shpjegojnë nëse diçka ka ndryshuar në politikën e tyre”, tha Daçiç.

Sipas fjalëve të tij, askush nuk mund të votojë kundër Serbisë dhe më pas të thotë se është miku i tyre.

Dhe integriteti territorial i askujt nuk mund të jetë më i rëndësishëm se i yni, ka thënë Daçiq duke aluduar në abstenimin e Ukrainës me rastin e votimit për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KE. Kushdo që dëshiron Serbinë si mike dhe aleate do të duhet ta dëshmojë këtë”, tha Daçiç.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin