MENU
klinika

Burg për 7 prej tyre

Dalin në gjyq ‘VIP’-at e TikTokut që shpërndanin drogë

10.04.2023 - 13:14

Shtatë anëatrët e dy grupeve kriminale që shpërndanin drogë në klubet e natës në Durrës e Sukth janë lënë sot në masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Vendimi është marrë nga Gjykata e Durrësit këtë mesditë. Në burg janë lënë:

-Goni Muça (alias Gentjan Muça; Gentjan Lici; Gentjan Ferra), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-Amonali Halili, 24 vjeç

– Alban Vela, 17 vjeç,.

-Ergi Curri, 25 vjeç,

-Gentian Gonesha, 23 vjeç

-Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Ndërsa vajza e vetme e vënë në pranga, Kristel Balla, 24 vjeçe, është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Ata u arrestuan gjatë një aksioni të zhvilluar të premten në darkë. Goni Muça kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, ndërsa të tjerët e blinin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shisnin në zona të ndryshme në Durrës e Sukth.

Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Gon Muçës në zonën e Sukthit si dhe në lokalin e shtetastit Ergi Currit në një lagje në Durrës.

Në total u sekuestruan: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Të arrestuarit ishin edhe të famshëm në rrjetin social ‘Tik Tok’, kryesisht Bulku dhe Balla. Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ i cili u transmetua në ‘Top Channel’.