MENU
klinika

Si dështuan 3 tentativat e para

Dëshmia e vajzës që zbuloi vrasësit e Nikulajt

27.04.2023 - 17:35

Dëshmia e një vajze e njohura e Edmond Haxhisë ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Ajo ka treguar se është takuar me shtetasit britanikë. Gjithashtu, dëshmia e saj i ka shërbyer policisë për të zbardhur mënyrën sesi autorët kanë siguruar mjetet për të kryer atentatin.

Edmond Haxhia, i njohur ndryshe edhe si porositësi i vrasjes dhe organizator i atentatit, i ka pritur përballë një hoteli në Rinas 5 shtetasit e huaj duke i orjentuar me telefon se nga duhet të lëviznin.

Vrasësi ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt dhe është larguar mbrëmjen e 19 prillit.

Gjatë kësaj periudhe ai ka qëndruar në fshatin Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë e Shëngjin për të njohur zonën.

Ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj ata kanë tentuar ta kryenin në datat 16-17-18 prill, por nuk kanë arritur ta vrasin. Kamerat e sigurisë kanë kapur momente kur ata kanë qëndruar në datat e sipërpërmendura, për disa orë, në afërsi të objekteve ku qëndronte biznesmeni.

Arsyeja për të cilën nuk e kanë kryer atentatin lidhej me masat e sigurisë që përdorte biznesmeni, si dhe fakti që ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.

Autori i vrasjes së biznesmenit së bashku me dy shtetasit anglez janë larguar nga pika kufitare e Kapshticës ku dyshohet se janë ende në Greqi.

Ndërsa personat e tjerë janë larguar nga Rinasi.

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë ndaj 6 autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se pagoi portugezin dhe 4 britanikë për të kryer krimin

Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet emri i porositësit