MENU
klinika

Dyshohet se pagoi portugezin dhe 4 britanikë për të kryer krimin

Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet emri i porositësit

26.04.2023 - 19:09

Edmond Haxhia dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj.

Gazetari i Panorama TV Ervin Leka mëson se Haxhia dyshohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997.

Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha në konferencën me gazetarët se vrasja është kryer për motive gjakmarrje ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrumbullaku: Dyshohet se autorët u larguan jashtë vendit

Si u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj

‘Turisti’ ndërhyri në kamerat e sigurisë, zbulohen lëvizjet e fundit

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e Ardian Nikulajt