MENU
klinika

Analiza

Deti i Zi një “bombë me sahat” në duart e Putinit

13.04.2023 - 09:30

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të ketë një pikë kthese brenda disa javësh. Tani për tani konflikti është në ngërç dhe beteja e Bakhmutit ka ndryshuar skenarët. Për më tepër, vjedhja e dokumenteve që zbulojnë planet për një kundërsulm në Kiev ka ndryshuar rrënjësisht skenarin. Dhe pikërisht në këtë drejtim duhet lexuar njoftimi i Kievit për një sulm të befasishëm në Detin e Zi, i cili mund t’i vërë anijet e Carit në vështirësi serioze. Gjatë një konference UNIAN citoi ministrin ukrainas të mbrojtjes, Oleksiy Reznikovai njoftoi se forcat ukrainase po përgatisin një sulm të ri ndaj flotës ruse në Detin e Zi, pas asaj që shkaktoi fundosjen e kryqëzorit Moskva muaj më parë: “Një tjetër surprizë në det, një tjetër raketë në anijet e tyre. Ne jemi vetëm në pritje për kohën e duhur”. Me pak fjalë, në këtë pikë lufta mund të zhvendoset përsëri në frontin e detit. Një skenar që e bën ende të dridhet marina ruse, e cila në fakt ka pasur më të keqen në përplasjet e fundit.  Mes marinës së Putinit dhe asaj të Ukrainës po gjëmon konflikti në det. Deti i Zi është jo vetëm një terren i rrezikshëm për Moskën e Kievin, por ky det i brendshëm është edhe një pikëtakimi mes NATO-s dhe Rusisë.

Russia's Putin attends Black Sea drills by the Russian navy | AP News

Deti i Zi një pellg rus?

Deti i Zi rrallëherë përfshihet nga dallgë të furishme. Edhe në aspektin gjeostrategjik këto ujëra relativisht të cekëta kanë pasur avantazhin të mos konsiderohen si “Hot Spot” i  vatrave globale të krizës. Kjo ndryshoi rrufeshëm në vitin 2014  me aneksimin e Krimesë nga Rusia. Putini  mori gadishullin Ukrainës nga kryetari i partisë dhe i shtetit të Bashkimit Sovjetik Nikita Chruschtschoë më 1954. Që nga ajo kohë Krimeja u shndërrua në një “aeroplanmbajtëse” për interesat ruse në krahun jug-lindor të NATO-s. Bullgaria dikur besnike e Moskës në kohën e Bashkimit Sovjetik e po ashtu edhe Rumania disi e distancaur prej Moskës, prej kohësh ndodhen në krahun tjetër si vende të NATO-s. Brigjet e tyre janë krahu jug-lindor i lënë pas dore i aleancës. Rumania ka paralajmëruar prej kohësh qysh para aneksimit të Krimesë, që Deti i Zi të mosdegradojë në një pellg rus. Me këmbëngulje Bukureshti ka kërkuar më shumë prani të NATO-s në vend duke përfshirë edhe një njësi flote shumëkombëshe. Bullgaria i pati hedhur poshtë këto kërkesa. Janë ende mjaft të ngushta lidhjet emocionale dhe kulturore me “Nënën Rusi”. Një pikë e dobët kjo për aleancën. Për më tepër që ushtria e pasigurtë në Sofjen e lëkundur ende përbëhet prej rezervave nga trashëgimia sovjetike. Sistemet e vjetra të mbrojtjes kundërajrore ushtria ruse i njeh mjaft mirë , e në radhë të parë disavantazhet e tyre.

NATO Must End Russia's Black Sea Stranglehold - CEPA

Incidenti SHBA-Rusi në Detin e Zi

Rrëzimi rus i një droni amerikan mbi Detin e Zi pak javë më parë ka shkaktuar një grindje diplomatike dhe një garë për të rikuperuar disa teknologji shumë të klasifikuara. Shtëpia e Bardhë i kritikoi veprimet e Moskës si “të pasigurta, joprofesionale dhe të pamatur”, ndërsa ministria e mbrojtjes e Rusisë mohoi që avioni i saj të vinte në kontakt me dronin. Avionët rusë dhe amerikanë kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë  luftës së Moskës në Ukrainë , por ky ishte incidenti i parë i këtij lloji që nga fillimi i konfliktit. Forcat Ajrore të SHBA-së kryesisht përdorin Reaper për mbledhjen e informacionit, sipas faqes së internetit të shërbimit, i cili promovon aftësitë e “inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit” të dronit. Por kur është i armatosur, droni mund të përdoret gjithashtu kundër objektivave ekzekutivë “me vlerë të lartë, të shpejtë dhe të ndjeshme ndaj kohës”, duke pasur parasysh sistemet e tij të armëve dhe aftësinë e tij për të mbikqyrur një zonë për një periudhë të gjatë kohore. Me fjalë të tjera, Reaper është njëkohësisht i aftë të mbikëqyrë dhe të godasë një armik. Këto përdorime të dyfishta i kanë dhënë Reaper një pseudonim në qarqet ushtarake: “gjuetari-vrasës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”