MENU
klinika

Detajet e para

Dhunohet brenda institucionit mësuesja e shkollës 9-vjeçare

11.04.2023 - 19:16

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj është dhunuar ditën e sotme brenda ambienteve të instituciononit arsimor.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se mesuesja e dhunuar është shtetasja M.H. 43-vjeçe, e cila është dhunuar nga tezja e një fëmije.

Mësohet se shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9-vjeçare të klasës së tretë, prej mësueses.

Tezja e femijes 9 vjeçar kishte shkuar te merrte femijen nga shkolla, nderkohe që u ndesh me të qarat dëshpëruese te mbeses se saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjate procesit mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e femijes, te shkonte tek mesuesja dhe aty te ndizej debati qe degjeneroi me perdorimin e dhunes ndaj mesueses ne krye te detyres. U desh nderhyrja e stafit te mesuesve qe ngjarja te pushonte me kaq. Mesuesja ka shkuar ne polici ku ka denoncuar agresoren S. K. per dhune per shkak te detyres.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë