MENU
klinika

Analiza

Erdogan po lëviz ‘kartat’ e fundit për zgjedhjet e 14 majit

21.04.2023 - 16:25

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka premtuar se do të sigurojë gaz natyror falas për familjet, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Nga ceremonia e inaugurimit të platformës së gazit natyror në Detin e Zi, presidenti turk deklaroi se 30% e nevojave vjetore të vendit për energji do të mbulohen nga fusha specifike, ndërsa u përplas sërish me opozitën dhe liderin e saj, Kemal Kilicdaroglu.

“Ne do të ofrojmë gaz natyror falas për konsum familjar deri në 25 metra kub në muaj për një vit,” tha Erdogan në përurimin e një porti të gazit natyror në tokë në provincën veriore të Zonguldak.

Zgjedhjet e 14 majit/ Erdogan lëviz 'kartat' e fundit, premton

Gazi natyror u zbulua për herë të parë në fushën Sakarya në brigjet e Zonguldak në vitin 2020, dhe në fushën Caycuma-1 pranë saj vitin e kaluar, me vëllimin total që atëherë është vlerësuar në 710 miliardë metra kub (bcm), shkruajnë mediat e huaja.

Turqia, e cila ka pak naftë dhe gaz është se varur nga importet nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, si dhe nga importet e LNG nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria për gazin e saj.

Prodhimi vendas i gazit natyror kryesisht në rajonin e Trakës përbënte më pak se 1% të konsumit kombëtar të Turqisë prej 60 bcm në vitin 2021, sipas të dhënave të rregullatorit të energjisë EPDK.