MENU
klinika

Edhe hyrja e parave të pista

Euro në pikiatë, Ibrahimaj tregon faktorët që kanë ndikuar

27.04.2023 - 10:31

E teksa prezantoi vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave, ministra e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me rënien e fortë të Euros në javët e fundit.

Ministrja theksoi se disa nga fakotër që kanë ndikuar në rënien e euros në vend është hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, por nuk përjahstoi as hyrjen e parave të pista.

“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton, Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.

Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja” tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN