MENU
klinika

"Një i çmendur që ka kaluar çdo cak diplomatik..."

Evi Kokalari shpërthen në sulme ndaj Berishës

07.04.2023 - 13:53

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe enturazhit të tij në adresë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Pak ditë më parë dhe në çmenduri të plotë, ish-kryeministri Berisha akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka prona në Shqipëri, të cilat siç thotë ai, ajo i ka vënë me para të përfituara nga korrupsioni. Po ashtu, me të njëjtën gjuhë, kanë folur edhe ithtarët e Berishës, të cilët kanë sulmuar ambasadoren Kim. Por sa i takon këtij debati, dje ka reaguar edhe aktivistja Kokalari, e cila është shprehur se kreu i “Foltores” me akuzat që po bën ndaj diplomates amerikane në Tiranë po i gërmon “varrin vetes”. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Kokalari theksoi se nëse Berisha ka fakte për akuzat që bën ndaj ambasadores Kim, ai duhet t’i drejtohet organeve kompetente. Por sipas saj fakti që nuk e bënë një gjë të tillë tregon se janë akuza të pabaza, teksa shtoi se ky veprim i turpshëm do të ketë shumë kosto për demokratët. Kokalari tha gjithashtu se këto sulme absurde e të pakuptimta përtej çdo limiti diplomatik, po i humbin Berishës kredibilitetin tek njerëzit. “A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim? Dhe nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet Ambasadori Amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët. Me këto që thotë Berisha thjeshtë po gërmon varrin e tij më thellë, sepse nëse mendoni se mbas ikjes së Joe Bidenit, ata që do vijnë në DASH do shohin akuzat që Berisha i bën Yuri Kim dhe do thonë ‘le ta rihapim dosjen e këtij se është i pafajshëm’, jeni seriozisht larg realitetit. Këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik. Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë, dhe kjo do bjerë si barrë e rëndë në të gjithë PD”, shkruan Kokalari.

Yuri Kim nxjerr nga vetja Berishën, “non grata” shpërthen në sulme e kërcënime
Por ky reagim i aktivistes së njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalarit, vjen pasi ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim me akuza. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha theksoi këtë javë se ambasadorja amerikane bëri deklaratën e fortë që shqiptarët të mos votojnë “non grata-t” më 14 maj që të fshehë aferat e saj veta korruptive. “Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera. Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë. Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë”, shkruan Berisha.

Ja çfarë tha ambasadorja Yuri Kim për Berishën
Ndërkohë kujtojmë se këtë javë, ambasadorja amerikane Yuri, Kim i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Sali Berishës. Ky i fundit e sulmon çdo ditë dhe ajo është përgjigjur. Kim ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës” dhe e cilësoi të papranueshëm faktin që Berisha del e bën fushatë. Sipas saj, personat e sanksionuar për korrupsion nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk mund të përfaqësojnë popullin shqiptar. Madje ajo e cilësoi si një zjarrvënës që premton të shuajë zjarret. “Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë”, deklaroi mes të tjerash ambasadorja Kim.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin