MENU
klinika

"Mbështetja për PS, është votë për projektet e mëdha…!"

Gjiknuri çel fushatën e PS në Gramsh: Saliu e Iliri përfaqësojnë të shkuarën!

15.04.2023 - 17:54

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kandidatin Besian Ajazi çelën fushatën zgjedhore në qytetin e Gramshit. Numri dy i socialistëve deklaroi se qytetarët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, dhe do të kërkojnë më 14 maj që Gramshi dhe Shqipëria të vijojnë të ecin përpara. Ai nënvizoi se Berisha dhe Meta, bashkë me kandidatin e tyre përfaqësojnë të shkuarën.

“Fati është i lidhur me PS, Kur ne themi shkojmë përpara, këtë kemi parasysh e ngritëm deri në këtë nivel le ta çojmë në një stad më përpara. Nuk kemi pse të kthehemi pas me Ilirin dhe me Saliun. Tani për martesën Berisha-Meta, unë skam çfarë të flas se e keni provuar. I keni njohur të dy llojet e qeverisjes. Ne s’kem i punë më me ata. Ata nuk përfaqësojnë as të ardhmen, as s’kanë ndonjë projekt zhvillimi.

Të vetmin projekt që kanë të marrin ndonjë bashki që të thonë të bëjnë revolucionin që do Berisha, revolucionin e Foltores. Berisha s’ka as parti tani ka hyrë te shtëpia e ilir Metës. Dhe lista e këshillit këtu e shihni vet ju, përfaqësuesit e Ilir Metës ka. A do të thotë që ata nuk kanë asnjë perspektive. Mos të them se çfarë opinioni kanë ndërkombëtarisht se jo më pak se para disa ditësh dhe zyrtari i lartë amerikan e tha që nuk kanë të ardhmen, nuk kanë perspektivë Berisha e ka mbyllur marrëveshjen me popullin shqiptar. Atëherë pse duhet t’i çojmë votat dëm me përfaqësuesin e tyre këtu, ata përfaqësojnë të shkuarën”, tha Gjiknuri.