MENU
klinika

Çfarë pritet të vendoset

Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve

04.04.2023 - 11:27

Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, ka mbërritur sërish sot në gjykatën e Elbasanit për seancën e radhës.

Gjyqi sot ka nisur që në orën 09.30, ku pritet që të merren të pyetje të gjithë dëshmitarë e lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së Xhuvanit vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Por megjithatë nuk ka një listë publike se kush do të intervistohet në seancën e sotme.

Ndërkohë që në të kaluarën, gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për thirrjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij, pasi ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi vrasja.

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria kërkon burg për të gjithë

Mbërrijnë në gjykatë Arbër Paplekaj!

"Atentati dyshohet i parapërgatitur"

Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Viktima bënte…

Përkrahësit e partive tregojnë variantet e tyre për ngjarjen!

Reportazhi i BIRN/ Dita e votimit në lagjen ku u vra Pjerin Xhuvani


Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese