MENU
klinika

Arrestohet njëri prej autorëve

Grabitet gjatë natës firma e ndërtimit në Vlorë

02.04.2023 - 10:48

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi në bashkëpunim me një tjetër të maskuar kanë hyrë në një firmë private ndërtimi dhe kanë grabitur një shumë parash.

Mësohet se i riu Saldjon Çela dhe bashkëpunëtori i tij pasi vodhën nën kërcënimin e armës kallashnikov biznesin janë larguar me automjet, ndërsa 32-vjeçari është arrestuar nga policia në kohë, ku është shpallur në kërkim autori tjetër.

Uniformat blu kanë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Outsider”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, në fshatin Dukat i Ri. Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum, si dhe nga strukturat hetimore të DVP Vlorë. Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov, vodhën një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje. Policia sekuestron automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorit të shtetasit S. C. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë