MENU
klinika

"Ne jemi me ty"

Hetimi ndaj Tump/ Kryeministri hungarez i ‘del krahë’

03.04.2023 - 17:51

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump i cili po përballet me një padi penale për kryerjen e pagesave të fshehta gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Në një postim në ‘Twitter’, Orban inkurajon Trump të luftojë teksa shfaqi një fotografi të tij me ish- presidentin në një takim në New Jersey të zhvilluar gushtin e kaluar.

“Vazhdoni të luftoni, zoti President! Ne jemi me ty”, shkroi ai.

Por për çfarë akuzohet Donald Trump? 

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump? Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN