MENU
klinika

“Do më bjerë infarkt në burg”

Ish-zyrtarja kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në liri me kusht

04.04.2023 - 09:55

Alda Klosi vijon betejën me drejtësinë, tashmë për të ndryshuar sërish masën e sigurisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

E kur kanë kaluar dy muaj që ajo është në qeli me tri akuza të rënda, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka hedhur dritë mbi pronarin e mbi 400 mijë eurove që u gjendën në shtëpinë e punëtores së saj.

Ndonëse në dëshmitë e Rozeta Dobit gjithnjë u fol se krejt vlera monetare dhe sendet me vlerë që janë sekuestruar në shtëpinë e saj janë marrë tek Alda Klosi, kjo e fundit e ka refuzuar faktin e dalë prej mikeshës, së cilës u tha se i ka besuar strehimin e rreth 1 milion eurove, para dhe sende me vlerë. Por ndërsa saktësohet se hetimet po vijojnë në qeli janë sërish të tre protagonistët, Rozeta Dobi me gjithë të birin, Havierin, i cili në fakt rezulton pa dijeni për veprimet e nënës së tij dhe të zyrtares së lartë të shtetit dhe bashkë me ta në qeli dhe nën masën e sigurisë “Arrest me burg” është edhe Alda Klosi.

KËRKESA
Kështu, ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, mësohet se i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës. Ajo kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Dhoma penale pritet të caktojë këtë të hënë një ekspert mjeko-ligjor që të përcaktojë nëse i rrezikohet shëndeti gjatë qëndrimit të saj në paraburgim. Klosi pretendon se ka rrezik për infarkt të miocardit. Ndërkohë, këtë të hënë, gjatë procesit gjyqësor u bë me dije edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Alda Klosit. Në vijim të procesit ajo do të përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha, ndërsa deri më tani mbrohej nga Ilirjan Muho.

Në 20 shkurt Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit për masë më të lehtë sigurie pavarësisht pretendimeve të ish-zyrtares, e cila deklaroi se duhej të kujdesej për dy fëmijët e mitur dhe nënën e sëmurë. Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Një ditë më parë, policia vuri në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, në pronësi të ish-zyrtares Alda Klosi.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ishbashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Aktualisht ish-zyrtarja e lartë e administratës Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat, ndërsa Gjykata vendosi ta lërë në masën “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish-zyrtarja, pasi ka qëndruar disa ditë në QSUT, është transferuar për në paraburgimin “325” në kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam dy fëmijë për të rritur dhe një nënë të verbër...”

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel! Kërkohet origjina e 405 mijë eurove

Shfaqi probleme kardiake pas arrestimit

Alda Klosi shoqërohet me urgjencë në spital nga Policia

Çfarë deklaroi një ditë më parë për hetuesit

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel