MENU
klinika

Shifra marramendëse

Ja sa do të paguhet Luizi nëpër koncerte pas daljes

12.04.2023 - 10:44

Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP” i cili pati rikthimin më të fuqishëm në vëmendjen e publikut për shkak të pjesmarrjes në këtë reality show.

Kjo u bë shkak që edhe krijimtaria e tij artistike të rikthehej gjithashtu në vëmendje.

Pasi Luizi u bë kryefjalë e BBV, këngët e tij të para shumë viteve filluan të dëgjoheshin sërish e të rriteshin ndjeshëm në klikime.

Përpos tyre, Luizi publikoi edhe dedikimin emocionues për Kiarën me ndihmën e produksionit.

Tashmë që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta.

Rreth kësaj çështje ka folur Xhani Demika, i njohur ndryshe si menaxheri i vip-ave.

Teksa ka qenë i ftuar në “Një natë me Aulonën”, ai tregoi se po përflitet për çmimin që mund të paguhet Luizi në koncertet e tij, që varion nga 5 deri në 10 mijë euro për një koncert.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani nuk ke më nevojë për hapësirë"

Arbër Hajdari ironizon Kiarën