MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam diabetike insulinë vartëse, kam mpirje të këmbëve. Pse më ndodh?

06.04.2023 - 10:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam diabetike insulinë vartëse dhe kam një problem. Kam shumë ditë që kam djegie të paparë të tabanit të këmbëve dhe mpirjen e tyre. Ju lutem më ndihmoni me ndonjë informacion apo me ndonjë ilaç.

Mjeku: Nëse ka djegie natën është shenjë e neuropatisë së diabetit, sheqerosjes së nervave si pasojë e shifrave të larta të glicemisë për një kohë të gjatë. Është shumë e rëndësishmë që të bëhet analiza e hemoglobinës së glukolizuar HbA1c. Nëse është më e lartë se 7% atëherë tregon se mënyra se si po mjekohet pacientja duhet të ndryshojë dhe të përmirësohet. Pacientja nëse dëshiron mund të më kontaktojë në telefon.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.