MENU
klinika

Me tre emra

Kandidati i Berishës e pranon: Kam qenë falsifikator, jam kapur dhe dënuar në Selanik

01.04.2023 - 19:08

Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli ka pranuar zyrtarisht se në të shkuar ka qenë falsifikator.

Në formularin e dekriminalizimit, ai shpjegon se është kapur, gjykuar dhe dënuar për këtë fakt.

Hajdërlli thotë se vepra e tij penale është kryer në shtetin grek disa vite më përpara ku nuk i ka shpëtuar dot prangave të policisë.

Ai ka dalë parë organeve të drejtësisë për këtë vepër penale e cila të kushton ndër të tjera edhe 6 muaj burgim.

Hajdërlli thotë se dënimin e ka shlyer në Selanik, vend ku edhe u kap nga autoritetet.

Ndërkohë, ajo që bie në sy janë përdorimi i disa emrave prej tij për të humbur gjurmët në organet hetimore.

Ai ka përdorur emrat, Romeo, Romi dhe Elvis ku motivi dyshohet se lidhet me aktivitetin e tij të mëparshëm kriminal.

Hajdërlli kishte mohuar vazhdimisht të kishte pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë duke ja fshehur dënimin qytetarëve.

U deshën detyrimet ligjore që ai të dëshmonte shkresërisht para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku zbuloi në formuar këtë fakt të rëndësishëm për një person që synon të marrë drejtimin e bashkisë.

Sipas ligjeve të shtetit fqinj, kjo konsiderohet një ndër veprat e rënda penale e përdorur kryesisht nga grupet e strukturuara kriminale lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

Nuk dihet nëse autoritetet ligjzbatuese do i heqin të drejtën për të kandiduar ashtu siç kanë vepruar me një sërë kandidatësh apo kryebashkiakësh të tjerë që rezultuan me probleme me ligjin për të shkuarën e tyre kriminale.