MENU
klinika

“Bandat kanë ndryshuar taktikë”

Karamuço: Si do jetë situata në Elbasan në 14 maj

15.04.2023 - 09:38

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një parashikim të situatës në Elbasan në 14 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

Karamuço tha në emisionin e Arian Çanit se ndryshe nga zgjedhjet e 2021-shit, në këto zgjedhje qarku i Elbasanit pritet të jetë qarku më i qetë.

Kjo, pasi sipas tij, bandat kanë ndryshuar taktikë, “kokat” e tyre janë larguar në shtete të ndryshme, ndërsa ata që kanë mbetur nuk bëjnë zhurmë.

“Të gjitha bandat kanë ndryshuar taktikë. Disa prej tyre, ata problematikë që janë në kërkim, janë larguar, janë në disa shtete të tjera. Ata që janë, rrinë në heshtje, rrinë pa zhurmë. Elbasani do jetë një nga zonat më të qeta në Shqipëri. Zonat e tjera, që janë parashikuar si më të nxehta, nuk rezulton se është Elbasani”, theksoi Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminalistikës: Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma

“Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare”