MENU
klinika

"E ndihmoj më shumë vendin"

Koalicion me Kurtin? Haradinaj: Tani e synoj postin e kryeministrit

26.04.2023 - 11:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duket se po mendon që të rikandidojë për postin e kreut të qeverisë së Kosovës. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Pressing”, Haradinaj është shprehur se do ta ndihmonte më shumë Kosovën po të ishte kryeministër, se sa si president. Duke hedhur poshtë edhe pretendimet se do të bënte një aleancë me kryeministrin aktual të qeverisë, Albin Kurti, duke i cilësuar aludimet si të pavërteta.

“Nuk kemi këso marrëdhëniesh dhe komunikime. E pritshme ishte që të spekulohej. Kam qenë i gatshëm një etapë që të marrë pozitën e presidentit. Këtë e kam iniciuar para se të vijë Vjosa Osmani si presidente. Edhe pse ka qenë kohë shumë e keqe dhe e ndishme pasi priteshin procese. Qëllimi im ka qenë që të ndihmohej Kosova. Por edhe të balancohej Kurti që të mos jetë i vetëm, pasi kur nuk ka ekuilibër gabimet janë më të mëdha. Kur dëgjon vetëm veten proceset mund të shkojnë gabim. Unë e shoh veten që e ndihmoj Kosovën sot më shumë duke drejtuar qeverinë se sa si president. Po flas për këtë etapë. E vlerësoj se qeverisja e Kurti është e dëmshme dhe humbje për Kosovën. Qeverisja e tij vetëm i bën dëm Kosovës. Nuk është në interes të Kosovës,”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Haradinaj nuk i ndahet kryeministrit

“Kurti shantazhohet nga Serbia!”