MENU
klinika

Kushtojini vëmendje!

Koha ka më shumë rëndësi se ushqimi që ha

01.04.2023 - 08:40

Koha kur ha ka më shumë rëndësi se ajo që ha. Studimi i fundit ka krahasuar rezultatet e peshës tek një grup njerëzish që hëngrën të njëjtin lloj ushqimi. Variabli që ndryshonte dhe modifikohej ishte pikërisht koha.

Të ngrënit vonë gjatë ditës dyfishon shanset për të qenë më të uritur, sipas studimit të botuar të martën në revistën Cell Metabolism.

Ngrënia katër orë më vonë bën një ndryshim të rëndësishëm për nivelin tonë të urisë, mënyrën se si djegim kalori pasi hamë dhe mënyrën se si ruajmë yndyrën.

Studimi ofron mbështetje për faktin se ritmi cirkadian, i cili ndikon në funksionet kryesore fiziologjike si temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës, ndikon në mënyrën se si trupat tanë thithin atë që marrin.

Studimi tregon se ngrënia e mëvonshme rezulton në ‘një rritje të urisë, dhe ndikon tek hormonet.

Përveç kësaj, hulumtimi ka treguar se anashkalimi i mëngjesit është i lidhur me obezitetin.

Studimi ishte i vogël – vetëm 16 njerëz mbipeshë ose obezë morën pjesë – por i planifikuar me kujdes për të eliminuar shkaqe të tjera të mundshme të shtimit të peshës.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin në gjendje të mirë shëndetësore, pa histori diabeti ose punë me turne, gjë që mund të ndikojë në ritmin cirkadian dhe kishin aktivitet të rregullt fizik.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe në mënyrë rastësore. Një grup hëngri vakte të kontrolluara me kalori në orën 08:00 dhe në 16:00, ndërsa tjetri hëngri të njëjtat vakte katër orë më vonë, në 16:00 dhe në 20:00.

Rezultatet treguan se uria u shtua tek ata që hëngrën në oraret më të vona. Njerëzit që hanin më vonë gjatë ditës gjithashtu raportuan një dëshirë për ushqime me niseshte dhe të kripura, mish dhe, në një masë më të vogël, një dëshirë për nënprodukte të qumështit dhe perime.

Duke parë rezultatet e analizave të gjakut, studiuesit ishin në gjendje të kuptonin pse: Nivelet e leptinës, një hormon që na tregon se kur ndihemi të ngopur, u ulën për ata që hanin vonë kundrejt atyre që hanin herët. Në krahasim, nivelet e hormonit ghrelin, i cili rrit oreksin tonë, u rritën.

Kështu që oraret mbaji parasysh!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN