MENU
klinika

Kosova në Këshillin e Evropës

Mbledhja për anëtarësim do të mbahet në 24 prill

21.04.2023 - 17:09

Kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës do të jetë në rendin e ditës të seancës së jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave (KMSE) të planifikuar për të hënën më 24 prill. Me insistimin e disa vendeve të Kuintit është thirrur sot një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit në nivel ambasadorë.

Në draftin e vendimit që të hënën duhet tu paraqitet ambasadorëve në KMSE dhe për të cilin kërkohet mbështetja e tyre. Kjo i referohet marrëveshjeve nga Brukseli më 27 shkurt dhe Ohri më 18 shkurt, ku thuhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Gjermania dhe Italia këmbëngulën që çështja e pranimit të Kosovës në KE të zhbllokohej këtë javë, por ambasadori i Islandës, vendi që kryeson Komitetin e Ministrave të KE-së, arriti tu rezistojë atyre presioneve. Kështu që kërkesa e Prishtinës nuk ishte as në seancën e rregullt të KMSE-së të mërkurën, ndërsa seanca e jashtëzakonshme nuk ishte caktuar për sot, për të cilën insistuan përfaqësuesit e Berlinit dhe Romës.

Pasi ato presione nuk kaluan, nga burime diplomatike pati njoftime se Gjermania do të priste 2 majin dhe takimin e nivelit të lartë politik në Bruksel mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se eventualisht do të bëhej një lëvizje drejt formimit të Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe para se ta shtronin çështjen e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Megjithatë, padyshim që ka pasur një ndryshim qëndrimi, në radhë të parë i Berlinit, i cili insiston që procedura për pranimin e Kosovës të fillojë shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Në Kosovë e Shqipëri, mendojnë se jam agjent serb

A mund të rishqyrtohet rezoluta e KiE?!