MENU
klinika

Akuza ndaj kryeministrit të M. së Veriut

“Kovaçevski ka harxhuar 366 € për 24 orë për Facebook”

20.04.2023 - 13:03

Bogdan Ilievski, një udhëheqës televiziv ka postuar në rrjetet sociale një postim, duke theksuar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski po harxhon para të majme për të promovuar punën e tij në rrjetet sociale.

“Influencuesi juaj i preferuar ka shpenzuar 22.435 denarë në 24 orë (më 16 prill) për reklamim në Facebook, për t’ju bindur se është shumë i fortë, i gatshëm, i zgjuar, punëtor dhe i suksesshëm. 366 euro për një ditë”, shkruan ai.

Më tej vazhdon: Paratë me të cilat disa njerëz shpenzojnë një muaj të tërë, e ai i shpenzon në një ditë për reklamim në Facebook. Të të them se është aq i mirë sa të gjithë e shohin dhe e dinë. 2452 euro për një javë, 9855 euro për një muaj, 23162 euro për tre muaj”./INA/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bullgaria nuk do të pengojë përdorimin e tij

Arrihet marrëveshja për emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut

Borell vizitë në Maqedoninë e Veriut

“Të përkushtuar për të mbështetur Ballkanin”