MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie

10.04.2023 - 12:46

Komisioni Shtetror i Zgjdhjeve zhvilloi një mbledhje ditën e sotme, ku do të hidhej edhe shorti i për përcaktimin e numrit që do të mbajnë kandidatët në fletën e votimit.

Mirëpo ky short është anuluar. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se shorti u anulua për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zagjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie.

Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor” tha Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndan zonat mes mazhorancës dhe opozitës

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ hedh sot shortin