MENU
klinika

VIDEO

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni merr dhuratën e veçantë nga Frida Krifca

04.04.2023 - 16:57

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka suprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë të veçantë gjatë qëndrimit në Itali.

Ajo i ka dhuruar një palë vëthë të punuara me dorë nga një vajzë shqiptare, ndërsa kryeministres i kanë pëlqyer shumë. Meloni i ka vendosur vëthët dhe ka falenderuar vajzën shqiptare e cila i ka punuar ato.

Postimi i plotë i Krifcës:

Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës. Aurora, në punishten e vendosur në Vaun e Dejës, tek @margjelo_filigran.albania sheh një të ardhme të lidhur mes zejes dhe turizmit rural.

Ka punësuar mjeshtre si Valbona me eksperiencën e 30 viteve në ish-artistiken e Shkodrës me qëllimin që të angazhojë të rinj që duan ta përftojnë këtë zanat e kulturë nga kjo eksperiencë e vyer.

Suksese më tej Aurora! Qeveria jonë përmes programeve të ndryshme të zhvillimit mbështet të rinjtë që punojnë me përkushtim e sjellin krenari për vendin me vizionin për ringjalljen e traditës, zejeve, vlerave qytetare e rurale duke sjellë autenticitet, identitet dhe përkatësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kemi përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit”

Kryeministrja Meloni: Mund të mbështeteni te Italia