Për menaxhimin kontrollin, monitorimin, vlerësimin, dhe auditimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të programit për zhvillimin rural të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPARD III) 2021–2027 do të krijohen 5 struktura dhe autoritete.
Vendim I publikuar në Fletoren Zyrtare ka për objekt krijimin e strukturave dhe autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin indirekt dhe marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet autoriteteve dhe strukturave për të marrë detyrat e zbatimit të buxhetit.
Strukturat përgjegjëse do të jenë: Koordinatori Kombëtar i IPA-së I cili do të jetë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Zyrtari Kombëtar Autorizues që do të jetë zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Struktura e menaxhimit (SM) e cila është përgjegjëse në kërkimin e fondeve dhe marrjen e të gjithapagesave nga buxheti i BE-së por dhe nga buxheti I shtetit.
Gjithashtu do të krijohet Autoriteti menaxhues IPARD dhe Agjencia IPARD ku kjo e fundit do të jetë përgjegjëse për organizimin e thirrjeve për aplikim dhe përzgjedhjen e projekteve pro dhe menaxhimin e borxhit. Struktura e 5të do të jetë Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropiane. Programi IPARD III I dedikuar për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, pritet të hapet këtë vit me një fond prej 146 milionë euro.