MENU
klinika

Shok me Cllevio Serbianon!

Kush është Klajdi Mancaku, plagosi dy të rinj në Durrës

15.04.2023 - 09:31

I riu që shihni në foton e mëposhtme ëshë Klajdi Mancaku, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm plagosi dy të rinj të tjerë për një sherr që kishte nisur në rrjetin social TikTok. Dosja.al ka siguruar fotot e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit, por ajo që bie në sy janë fotot e tij me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano.

Shok me Cllevio Serbianon! FOTOT- Kush është Klajdi Mancaku, plagosi
Klajdi Mancaku dhe Cllevio Serbiano

Por ende nuk dihet se përse konkretisht ka nisur sherri mes të rinjve në Durrës.

Shok me Cllevio Serbianon! FOTOT- Kush është Klajdi Mancaku, plagosi
Klajdi Mancaku dhe Cllevio Serbiano

Deri më tani raportohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, e më pas kanë vendosur që të takohen për t’u sqaruar. Vrioni kishte marrë me vete kushëririn e tij, Jurgen Vrionin dhe shokun e tij, Arbër Haxhiun. Sapo i ka parë, Mancaku ka qelluar ndaj tyre, duke plagosur 2 nga 3 të rinjtë. Por fatmirësisht asnjërit prej tyre nuk i rrezikohet jeta.