MENU
klinika

Tre muaj pas emërimit

Largohet nga drejtimi i ASHK-së Durrës Xheni Agolli

03.04.2023 - 13:00

Është larguar nga drejtimi i ASHK-së Durrës Xheni Agolli, e cila u emërua në këtë post në fund të vitit të kaluar.

Agolli u emërua, pas dorëheqjes së parevokueshme të numrit 2 të ASHK-së nga pozicioni i drejtueses së komanduar në drejtorinë e Durrësit. Kadastra e Durrësit konsiderohet një nga agjencitë më të ngarkuara dhe problematike në vend.

Mbingarkesa dhe fluksi i madh i punës në Kadastrën e Durrësit përgjatë një viti ishin arsyet e dorëheqjes së Xhajës, ndërkohë që burime nga Kadastra e Durrësit bëjnë me dije se Agolli u hoq nga posti që mbajti vetëm për 3 muaj, pasi nuk mundi të reagonte në shërbim të qytetarëve, kërkesave dhe ankesave të shumta të tyre të cilat nuk mundën të marrin përgjigje brenda afateve të përcaktuara ligjore, duke shtuar ankesat në AKSH për Kadastrën e Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin