MENU
klinika

I akuzuar për tendera korruptivë

Lefter Alla ankimon vendimin në Apel, seanca mbahet të premten

11.04.2023 - 12:46

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë arrest me burn në Apel. Mësohet se Alla u la në burg, pasi akuzohet për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Alla pretendon se kjo akuzë ndaj tij ështrë e pabazë dhe në shkelje të ligjit. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e Allës. Seanca është caktuar që të mbahet ditën e premte në orën 09:30.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga rreth 1 muaj më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Praktikisht SPAK 'shkriu' Bashkinë e Bulqizës"

Arrestimi i kryebashkiakut Lefter Alla, reagon Artan Hoxha

"Të kishte ikur që në atë kohë, sot nuk do përfundonte në burg"

Arrestimi i kryebashkiakut socialist, Artan Hoxha: I dola borxhit


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin