MENU
klinika

Për ata që refuzojnë alkoolin e tepërt...

Llojet më të shëndetshme të birrës!

25.04.2023 - 12:08

Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, karbohidrate, minerale, polifenole dhe vitamina megjithatë jo të gjithë llojet e birrave duhet konsumuar. Ekspertët shpjegojnë më në detaje se çfarë duhet të kërkoni nëse doni të konsumoni një birrë të shëndetshme. Birrat e lehta kanë më pak kalori dhe më pak alkool se ato të zakonshmet. Kjo është pija alkoolike që dëmton më pak mëlçinë tuaj. Birrat e tharta zakonisht bëhen nga bakteret të cilat prodhojnë acid laktik, kështu që mund të jenë pak të tharta. Këto birra kanë më pak kalori dhe alkool dhe gjithashtu mund të përmbajnë probiotikë.

Në birrat organike nuk përdoren kimikate. Kur krahasoni birrat e tjera me ato organike, versioni organik vjen me më pak alkool dhe kalori. Ndërkaq, për ata që e kanë të vështirë të tolerojnë birrën, birra pa gluten ka bërë një rrugë të gjatë në vitet e fundit. Kjo birrë do të ishte e dobishme për njerëzit me sëmundje celiace. Ajo gjithashtu ka shije të ndryshme, mund të jetë më e ëmbël ose më pak e gazuar në krahasim me birrën tradicionale.

Përsëri, nëse ju pëlqen shija e birrës dhe nuk ju pëlqen jo-alkoolike mund të jetë një opsion tjetër për ju. Këto janë pije si lager ose birra që synojnë të imitojnë shijen e birrës duke minimizuar efektet e konsumimit të birrës standarde. Të gjitha kanë përgjithësisht 100 kalori ose më pak.

Një studim ka zbuluar birrat më “të pashëndetshme” disa prej të cilave përmbajnë pothuajse 300 kalori një litër. Rikujtojmë, se një fabrikë birre në Gjermaninë Lindore ka zhvilluar një birrë në formë pluhuri për të reduktuar gjurmën e rëndë të karbonit në eksportet e birrës. Menaxheri i Përgjithshëm i kësaj birrarie Stefa Fritsche thotë se kjo formë e re birre do të ishte rreth gjysmë për qind e emetimeve të CO2 në mbarë botën që mund ta reduktojmë.