MENU
klinika

Vëllai i tij dërgohet me urgjencë në spital

Makina del nga rruga, humb jetën 16-vjeçari

21.04.2023 - 13:23

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Panorama TV mëson se një automjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 16-vjeçar, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.