MENU
klinika

Dritan Abazoviç

“Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën”

16.04.2023 - 11:44

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet edhe për marrëveshjen e arritur mes tij dhe Kishës Ortodokse Serbe. Ai mohoi pretendimet se është kjo marrëveshje ajo që e rrëzoi nga posti i kryeministrit.

Ai tha se absolutisht i qëndron papa marrëveshjes më Kishën Ortodokse Serbe.

“Ka shkuar Gjukanoviçi e jo unë. Nuk mund të lëvizini gjërat pa dashur të lëvizni nga zona e rehatisë” tha ai.

Abazoviç tha se ka ardhur në postin e kryeministrit për të marr vendime të vështira dhe se është krenar për aq sa ka bërë.

“Edhe ju do ta keni më të lehtë të ecët përpara sepse të drejtën që e kërkoni për vete, duhet dhënë edhe të tjerëve”, tha ai. “Kështu e shoh politikën”.

Abazoviç u shpreh se kjo marrëveshje e tij me Kishën Ortodokse Serbe, është model të cilin edhe Kosova mund ta zbatojë pa asnjë telashe.

“Kur të relaksohet populli, vetëm përfitohet”, tha ai.

Kryeministri Abazoviç tha se me atë marrëveshje, i është hequr problemi pasardhësit të tij në këtë post.

“Nuk them në mënyrë të njëjtë, por si model mund ta ketë edhe Kosova atë marrëveshje me Kishën Ortodokse”, tha ai.