MENU
klinika

Do surprizoheni!

Me çfarë po merret tani Çiljeta Xhilaga

04.04.2023 - 10:40

U bë kohë që Çiljeta Xhilaga është shkëputur nga muzika. Ajo ka vendosur të jetë më e tërhequr e të shijojë familjen dhe rritjen e djalit, Fernando.

Pak kohë më parë ajo nisi një biznes të sajin, duke hapur një dyqan që ofronte shërbime të ndryshme për gratë, që nga flokët e deri te make-up. Por tashmë ajo ka një angazhim tjetër.

Çiljeta iu është rikthyer shkollës, e tashmë është studente e Universitetit të Drejtësisë, në degën e Kriminologjisë. Sot ajo ka ndarë një video në “Instastory” ku shihet se është ulur në bankën e universitetit e po dëgjon pedagogen.

Mesa duket vullneti nuk i mungon, ndaj ka vendosur që t’i përkushtohet edhe një herë studimeve të larta.

Kujtojmë se Çiljeta prej vitesh është në lidhje me portierin e njohur, Alban Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të jetë ceremonia e çiftit në 5-vjetorin e lidhjes

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit