Për vrasjen biznesmenit Ardian Nikukaj dhe përfshirjen në këtë ngjarje të 5 shtetasve të huaj kanë shkuar edhe mediat portugeze.
Gazeta portugeze “Correio da Manhã” raporton për identifikimin e vrasësit të biznesmenit, i cili është një shtetas nga Portugalia i identifikuar nga Policia Shqiptare si Ruben Saraiva.
“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”- me këtë titull e hap artikullin kjo media.
“Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni. Krimi ndodhi 1 javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, 4 britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, vijon raportimin gazeta “Correio da Manha”.
Ekzekutori Ruben Saraiva hyri i qetë brenda restorantit të Ardian Nikulajt dhe e qëlloi nga afër me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas vrasjes, grupi prej 6 personash i autorëve të dyshuar është larguar nga Shqipëria.