MENU
klinika

"Biseduam për progresin e dialogut Kosovë-Serbi"

Miroslav Lajçak takohet me Nikos Dendias

28.04.2023 - 10:25

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për diskutimin e procesit të dialogut, si dhe për rajonin.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor” shkruan Dendias.

Ndërkaq, sot Lajçak ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”, shkruan Lajçak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja mesazhi i Nikos Dendias për çështjet e “nxehta” në Ballkan

Greqia jep sinjale të njohjes së Kosovës!


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi