MENU
klinika

"Alibeaj gëzon mbështetje perëndimore"

Nazarko: PD mund ta dëmtojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” edhe nëse s’është fituese në zgjedhje

20.04.2023 - 19:41

Në intervistën për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj, analisti Mentor Nazarko theksoi se PD zyrtare nën drejtimin e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj do ta dëmtojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” edhe nëse nuk do të jetë fitues në zgjedhje, duke i marrë një pjesë të votuesve demokratë.

“Alibeaj është i fortë për shkak të faktit se gëzon mbështetje perëndimore. Është subjekt referent i mbështetjes ndërkombëtare. Ai po përpiqet ose grupi rreth tij që të kapitalizojë ndjeshmërinë brenda PD që nuk do të përfaqësohet nga Berisha. Në disa raste dhe bashki garon me kandidatë që kanë një lloj reputacioni.

Në këtë kuptim, edhe nëse s’do të jetë asnjëherë fitues në zgjedhje, do të jetë një faktor që me siguri që do të dëmtojë koalicionin tjetër të opozitës, duke i marrë atë përqindje që do ta bënte këtë koalicion fitues në zgjedhje. Duke bërë këtë afirmon veten e vet në zgjedhjet e ardhshme, dhe duhet pranuar se favorizon të majtën në garën e ardhshme lokale.”, shtoi Nazarko./abcnews.al