MENU
klinika

Baba për herë të dytë!

Neymar ndan lajmin e bukur me fansat

19.04.2023 - 10:31

Besojeni ose jo, futbollisti i preferuar i vajzave dhe jo vetëm Neymar Jr do të bëhet baba sërish.

Lajmin e bëri me dije vetë ylli brazilian dhe partnerja e tij, modelja Bruna Biancardi nëpërmjet këtyre fotove të bukura në Instagram.

“Ne ëndërrojmë për jetën tënde dhe po planifikojmë ardhjen tënde në jetë duke e ditur se lindja do ta kompletojë e bëjë më të lumtur jetën tonë”-shkruhet në postimin e tyre.

Neymar është baba edhe i një djali 11-vjeçar të quajtur Davi Lucca të cilin e ka sjellë në jetë ish e dashura e tij Carolina Dantas në kohën kur sulmuesi ishte vetëm 19 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e Barçës me tone të ashpra

“Nuk do e falja Neymar edhe nëse kthehet në gjunjë”

PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon