MENU
klinika

Akuzat ndaj tyre

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së

03.04.2023 - 09:47

Në Dhomat e Specializuara në Hagë nis sot gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i specializuar fillimisht do të mbajë deklaratën e tij. Gjyqtarët i kanë caktuar atij një afat prej pesë orësh për të mbledhur rastin që synon ta paraqesë.

Pas kësaj, avokati i viktimave do të mbajë fjalën e tij dhe atij i është caktuar një afat prej 45 minutash.

Në ditët në vijim do të flasin edhe avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.

Aktakuza e Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përmban gjithsej dhjetë akuza.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura aty janë kryer në periudhën prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Ndërkohë mijëra njerëz mbushën rrugët e Prishtinës të dielën në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Marshimi nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi në atë “Skënderbeu”. Në duar dallonin pankarat, “Liria ka emër”, “Historia jonë nuk mund të rishkruhet” dhe “Marshojmë për drejtësi”.

Qytetarët thanë se kanë dalë në rrugë duke besuar në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në marshim ishin të pranishëm edhe familjarë të krerëve të UÇK-së që mbahen në Hagë ku djali i ish-Presidentit Thaçi u duk mjaft i emocionuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë