MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Një grua “e hekurt” si Dallëndyshe Bici

03.04.2023 - 12:26

Edi Rama, ka filozofinë më bashkohore bazuar mbi fakte, dhe jo doktrina, dëshira apo objektiva partie. Gruaja, është një forcë e madhe drejtuese, por ajo mund të jetë edhe një forcë dalluese komanduese, duke sfiduar shpesh burrat. Kryeministri, e ka treguar me vepra se, duke emëruar gra në postet drejtuese, si ministre në qeveri, apo drejtoresha të përgjithshme, ka arritur të realizojë objektiva në investime, reforma, projekte, etj. Emërimi i zonjës Dallandyshe Bici në krye të Kadastrës Shtetërore, natyrisht ishte në vazhdën e mendsive europianiste të kryeministrit Rama.

Ajo grua dhe drejtoreshë, e ka treguar në terren veprën e saj, zbatimin e ligjit për cilindo. Shteti, qeverisja, administrata, zbatimi i ligjit, reformimi institucioneve, nuk bëhen me njërëz të lëkundur, me zyrtarë të dyanshëm, me frikacakë dhe të korruptuar. Dallandyshe Bici, ndryshe “zonja e hekurt” e administratës së qeverisjes Rama, ka arritur të performojë shkëlqyeshëm në çdo post dhe detyrë që ka patur. Nuk është nevoja të dalësh në ekrane çdo ditë, të thuash se “kemi bërë atë apo këtë, dhe do të bëjmë më shumë”.

Për zyrtarin e shtetit, për drejtuesin akoma më shumë, duhet të flasin faktet, realizimet e objektivave, duhet të flasë puna dhe jo llogjet e ekraneve dhe zërat lart e poshtë. Dallandyshe Bici, aktualisht u emërua nga Edi Rama me shumë të drejtë në krye të Kadastrës Shtetërore, një institucion me shumë problematika, me shumë thashethemnaja, që kërkon reformimim, organizim, dhe ndoshta drejtim ndryshe nga koha e Artan Lames.

Ka ardhur momenti, që posti dhe vendi i punës të ketë drejtues kompetent, që ti japë siç thotë populli “dum” halleve, problemeve të qytetarëve, dhe çojë para ligjit këdo që ka baltosur Kadastrën Shtetërore nga Tirana në rrethe. Dallandyshe Bici, ndryshe “zonja e hekurt”, do ta kryejë në mënyrë perfekte detyrën e re, kjo për faktin e vetëm, sepse zbaton ligjin dhe nuk njeh “miq” dhe militantë partish në zyrën e shtetit. Zonja Bici, mbetet ndër gratë e suksesshme të qeverisjes Rama, edhe pse sulmohet shpesh nga ata që kanë 2 dekada që shkelin ligjet e shtetit, që pasurohen, që luajnë poker me milionat e vëna në forma dhe mënyra të dyshimta.

Dallandyshe Bici, mbetet zgjidhja e duhur për “malin” me probleme të Kadastrës Shtetërore, për zgjidhjen e ngërçit që mban peng hallet e qytetarëve, zbatimin e ligjit, dhe largimin e çdo zyrtari vartës që ka “lyer” duart me para korrupsioni. Edi Rama, i besoi zonjës Bici institucionin më delikat, atë të pronave të shqiptarëve, ashtu siç i kishte besuar para kësaj, një tjetër institucion që kërkonte kurajo, guxim qytetar, dhe kompetencë profesionale në zbatimin e ligjit.

Përballja me shkelësit e ligjit, me “të fortët” dhe ata që fshihen pas kollares së mandatit, veçse e kanë bërë më të vendosur zonjën e “hekurt” Dallandyshe Bici, e cila ka nisur evidentimin e problemeve, dhe rrugëtimin e vështirë edhe në sfidën e rradhës, në Kadastrën Shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN