MENU
klinika

Po transformohet!

Partnerja e Pique-s po ‘merr hijen’ e Shakirës

07.04.2023 - 11:05

Clara Chia Marti tashmë është një personazh i famshëm, duke qenë partnerja e Gerard Pique-s, por faktet tregojnë se çdo herë edhe më shumë ajo dëshiron t’i ngjajë Shakirës.

Marti që pas lidhjes me Pique-n, është bërë një nga objektivat e shtypit kombëtar dhe ndërkombëtar. Chia Marti-n, të cilën Gerard-i e ka njohur në kompaninë e tij “Kosmos”, është përpjekur me të gjitha mënyrat të qëndrojnë jashtë vorbullës mediatike, por me gjithë vëmendjen mbi të, kjo është e pamundur.

Clara, partnerja e ish-futbollistit thuhet se vitin e fundit ka bërë disa modifikime që çdo ditë e më shumë shtypi e krahason atë me Shakirën.

Sipas gazetës angleze, “The Sun”, ky ndryshim i madh ka një shpjegim: Clara Chia ka qenë gjithmonë një fanse e Shakirës dhe ka ndjerë admirim të madh për të që kur ishte vajzë e vogël. Dhe artistja kolumbiane e ka të qartë se e reja është një version inferior i saj dhe se Gerard Piqué e ka kërkuar vetë këtë gjë, sipas medias britanike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja mënyra e tij për të marrë hak

Pique-s “i djeg” kënga e fundit e Shakira-s