13.04.2023 - 12:31
Rritet numri i shtetasve shqiptarë që po futen nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës për të festuar Pashkët.
Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës kanë hyrë 3211 shtetas dhe kanë dalë 1915.
Po nga policia bëhet e ditur se aktualisht po punohet me 5 sportele 3 në dalje dhe 2 në hyrje ndërkohë që alternohen në varësi të situatës.
Burime bëjnë të ditur se në ditët në vijim duke nisur që nga kjo e enjte, fluksi i qytetarëve do të rritet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mijëra udhëtarë në lëvizje