Nga dita e sotme moti parashikohet kryesisht i paqëndueshëm, ndërsa temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në disa zona nuk do të mungojnë edhe vranësirat e dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe zonën e jugut.
Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra, ku në relievet malore priten reshje të dendura dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3 – 9m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta 1 deri 15°C
në zona bregdetare 5 deri 14°C