MENU
klinika

Laprakë

Plagosi me thikë tre persona, vetëdorëzohet në polici autori i ngjarjes

04.04.2023 - 11:19

Autori i plagosjes së trefishtë të ndodhur një ditë më parë në një lokal në zonën e Laprakës në kryeqytet është vetëdorëzuar në polici.

Policia i ka vënë pranga me akuzën e plagosjes së tre personave, konkretisht një 63-vjeçari, vajzës dhe dhëndrit të tij italian.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M.(D.), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.