MENU
klinika

Si do të ndahet përgjegjësinë mes vendeve anëtare

Plan emergjence për migracionin! Çfarë përmban propozimi i ri

21.04.2023 - 09:59

Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migracionin, ndër të cilët edhe një që u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e strehimit të emigrantëve që zbarkojnë në periudha kur mbërrijnë një numër i lartë syresh.

Propozimet e miratuara përbëjnë bazën e qëndrimit të parlamentit për temën e diskutueshme të migracionit, përpara negociatave me vendet anëtare të BE-së. BE-ja u jep vendeve anëtare një vit për të reformuar sistemin e tyre të azilit përpara zgjedhjeve të planifikuara në mbarë Evropën në maj 2024.

“Nëse e humbim këtë shans për ta bërë këtë gjë si duhet, nuk mendoj se do të kemi një tjetër,” citoi agjencia e lajmeve Associated Press, eurodeputetin socialist spanjoll, Juan Fernando López Aguilar. Mesazhi i tij ishte i tipit “Hej, dëgjo, nëse nuk do të ndodhë këtë herë, atëhere nuk do të ndodhë asnjëherë.”

Megjithatë diplomatët thonë se deri tani nuk duket se ka ndonjë hap përpara lidhur me çështjen e zhvendosjes së detyrueshme të emigrantëve nga një vend në tjetrin.

Çfarë përmban propozimi i ri?
Deputetët e BE-së propozojnë që nëse një vend i BE-së goditet nga një valë masive dhe tronditëse emigrantësh, në mbarë BE-në do të aktivizohet një mekanizëm krizash për të ndarë përgjegjësinë për migrantët që vijnë.

Kjo do të thotë që migrantët mund të zhvendosen nga një vend në tjetrin bazuar në “lidhje të arsyeshme” që ata mund të kenë në disa nga shtetet anëtare. Ndër këto lidhje bëjnë pjesë lidhje familjare, ngjashmëritë kulturore ose lidhje nga me një vend ku ata mund të kenë studiuar më parë.

Ideja është që një zhvendosje e mirëmenduar do t’i dekurajë migrantët nga kërkimi në të ardhmen për një vend më të mirë për t’u vendosur, gjë që e zgjat problemin.

Vende si Italia, Greqia dhe Malta, në të cilat muajt e fundit kanë mbërritur përmes Mesdheut flukse të mëdha emigrantësh, kanë kanë bërë thirrje për ndarjen e barrës. /DW