MENU
klinika

1 mijë gjoba për shpejtësi tej normave

Fier/ Në një javë 160 patenta të pezulluara

11.04.2023 - 12:49

Policia e Fierit ka shtuar kontrollet intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 160 leje drejtimi, nga të cilat 157 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 161 drejtues.

Janë ndëshkuar 330 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

284 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

38 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

1025 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Monitorimi me makinat inteligjente

Në këto akse nuk do të ketë më policë rrugorë