MENU
klinika

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt

Policia merr në pyetje “të fortët” e Shkodrës

23.04.2023 - 12:16

Disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj katër ditë më parë në Lezhë. Mësohet se personat janë shoqëruar në Shkodër, dhe janë personazhe të njohur për qytetin. Ata janë lënë të lirë pas dëshmisë.

Menjëherë pas atentatit me armë zjarri, autori u largua me motor dyshohet në drejtim të Shkodrës. Nikulaj ishte në asmëri me disa familje, ndërsa rezultonte i dënuar për falsifikim dhe armëmbajtje pa leje. Ai lëvizte me makinë të blinduar dhe i shoqëruar nga truproja.

Por vrasësi që dyshohet se e ka mbajtur nën vëzhgim për rreth një javë, gjeti momentin kur Nikulaj ishte i vetëm duke konsumuar kafe në lokalin e tij në Lezhë.

Një tjetër i dyshuar misterioz për të cilin kanë nisur hetimet, është një klient anglez që ndodhej atë ditë në hotelin e Nikulajt. Anglezi u largua përmes Rinasit menjëherë pas ngjarjes, duke ndërruar dy taksi gjatë rrugës për në aeroport.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha