MENU
klinika

"Reduktohet trafiku në Tiranë"

Premtimi për transportin publik falas, Këlliçi: I lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve

10.04.2023 - 22:16

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për programin e tij për drejtimin e kësaj bashkie.

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV ai u ndal te premtimi për transportin publik falas duke theksuar se kjo masë do i lehtësonte jetën 200 mijë qytetarëve në Tiranë. “Cila është ajo zgjidhje që me një pjesë të buxhetit është një shërbim që ia lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë”, deklaroi ai.

Këlliçi shtoi se transporti publik do të përmirësojë shërbimin e tij duke bërë që edhe ata që nuk e kanë përdorur transportin urban të fillojnë ta përdorin duke lehtësuar kështu edhe trafikun në rrugët e kryeqytetit.

“Kjo është një masë që i shërben familjeve në nevojë në Tiranë, i shërben atyre që jetojnë me minimum jetik, studentëve, pensionistëve. Transporti publik duhet të vijë edhe me shërbim dhe minimalisht dhe për shërbim për personat me aftësi të kufizuara. Për të modernizuar transportin publik, për të investuat në logjistikë, modernizim dhe në flotë kam vënë mënjëanë dhe një vend tjetër që është 5 mln euro në vit për modernizimin e transportit publik.

Për të perfeksionuar këtë shërbim që sot është problematik, Pak orë më parë një autobus ka marrë flakë. Është një shërbim që kërkon modernizim, kërkon investim, Fillimisht kam bërë disa seanca me ekipin për një risi për qytetin që qytetarëve t’i shërbejë sa më shumë dhe t’i lehtësojë jetën. Ndikon në cilësinë e mjedisit. Do inkurajojmë përdorimin e transportit publik. Në momentin që ky shërbim modernizohet edhe ty arrin të të mbushë mendjen që të përdorësh transportin publik”, tha Këlliçi.

Këlliçi foli edhe për pedalimin në qytet dhe masat që do të marrë ekipi i tij. “Unë nuk jam kundër pedalimit. Unë jam pro pedalimit por nuk jam pro falimentimit të bizneseve dhe nuk jam kundër shkatërrimit të rrugës Myslym Shyri dhe rrugës së Durrësit.

Të gjithë bizneset ankohen për këtë fenomen. Edhe për këtë çështje do të pyes komunitetin. Do të bëj një referendum lokal për të pyetur qytetarët. Në koncept jam parimisht pro pedalimit. Aty ku ka bërë dëm duhet ta pranojmë”, deklaroi ai.