Në një video në TikTok nga Bora Zemani, pjesa më e madhe e komenteve janë për Beatrix Ramosajn.
“Frymëzuar nga Trixa”, shkruan dikush.
Një tjetër thotë:
“Pse gjithmonë bën gjëra me tendencë, bën çfarë bën Trixa që njerëzit t’ju krahasojnë? Nuk je fëmijë, rritu ose shko në terapi.”
Komentues të tjerë vazhdojnë me komente të ngjashme: “Të paktën mos trego kaq hapur që rri tek profili i ish-it të të dashurit”, “Je fansja e saj më e madhe”, “Nuk do jesh kurrë ajo” etj.
Edhe në search-in e vendosur në video, shkruhet: Beatrix!
Komentet e ashpra dhe aspak të nevojshme duket se i referohen faktit se pak më parë, edhe Beatrix kishte hedhur një video “GRWM” (Get Ready With Me), ku shfaqej, ashtu si Bora dhe miliona vajza të tjera, duke bërë grimin.
Ne nuk duam t’i dalim në mbrojtje askujt, por trendi i “GRWM” ekziston prej kohësh tashmë në TikTok dhe nuk u shpik as nga Beatrix dhe as nga Bora.
Dëshira për t’i vënë vajzat kundër njëra-tjetrës mund të jetë e madhe, por ky rast duket vërtet si “shumë zhurmë për asgjë”.