MENU
klinika

"Vend i transformuar"

Rama shpërndan pamje nga Eco Parku i Durrësit

23.04.2023 - 10:49

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Eco Parku në Durrës.

Kreu i qeverisë thotë se ky vend tashmë është transformuar tërësisht. Ai shprehet se nga një vend depozitimi i mbetjeve është kthyer në një ambient të mbushur me gjelbërim.

“Mirëmëngjes dhe me Eco Parkun e Durrësit, tashmë i transformuar nga një vend-depozitimi i mbetjeve, në një ambient të mbushur me gjelbërim, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Për ta ilustruar, kryeministri ka shpërndarë pamje nga Porto Romano kur grumbulloheshin mbetjet dhe sot kur sipas tij gjithçka ka ndryshuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet"

Ambasadorja amerikane poston foton e Ramës me Blinken

Berisha protestë poshtë zyrës së tij kundër “Ballkanit të Hapur’

Çfarë poston kryeministri Rama në facebook

“Ballkani i Hapur si plani i Enver Hoxhës”

Berisha: Projekti për Portin e Durrësit aferë 4-5 miliardë euro!