Bordi i Transparencën ka bërë mbledhjen e radhës ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga sot ora 20:00 nafta do të shitet me 177 lekë/litri, ose 4 lekë më pak. Ndërsa benzina do të shitet me 178 lekë për litër, çmim i cili është ulur me 3 lekë. Gazi vijon të mbetet i pandryshuar dhe do të shitet 75 lekë/litri.
‘Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.’- njofton Bordi i Transparencës.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Ishte Bëhet
Nafta 181 lekë/litri 177 lekë/litri
Benzina 181 lekë/litri 178 lekë/litri
Gazi 75 lekë/litri 75 lekë/litri