MENU
klinika

Bordi i Transparencës merr vendimin

Sa do të shiten karburantet në vendin tonë

26.04.2023 - 18:19

Bordi i Transparencën ka bërë mbledhjen e radhës ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga sot ora 20:00 nafta do të shitet me 177 lekë/litri, ose 4 lekë më pak. Ndërsa benzina do të shitet me 178 lekë për litër, çmim i cili është ulur me 3 lekë. Gazi vijon të mbetet i pandryshuar dhe do të shitet 75 lekë/litri.

‘Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.’- njofton Bordi i Transparencës.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Ishte                                                Bëhet
Nafta 181 lekë/litri                           177 lekë/litri
Benzina 181 lekë/litri                      178 lekë/litri
Gazi 75 lekë/litri                               75 lekë/litri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me sa shiten nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve